Sonte në mbrëmje Shqipëria dhe Tirana mirëpresin për herë të parë një finale të një kompeticioni madhor evropian.
Në orën 21:00, Roma dhe Feyenoord do të përplasin “brirët” në stadiumin “AIR Albania” për të marrë në shtëpi trofeun e Ligës së Konferencës.
“Panorama Sport” ka siguruar pamjet të festës së tifozëve të Feyenoord që janë të inkuadruar në zonën e Galerisë së Arteve në Tiranë, në afërsi të Pedonales së kryeqytetit.
Së fundmi një qytetar shqiptar u ishte bashkuar fansave holandezë, por mesa duket nuk është ndier mirë nga pija e tepërt dhe është transportuar menjëherë në spital teksa merrej me barelë.