Lajme
Stërmbushet Ortopedia me pacientë, ministri endet nëpër SHBA e punëtori
Demokracia
14:20 | 25 Maj 2022

Share:

Gazetari kosovar, Ridvan Berisha, ka publikuar në llogarinë e tij disa foto nga Klinika e Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku shihet një numër i madh i njerëzve duke pritur për të marrë shërbim.

Gazetari Berisha me ironi e ka thënë se s’është protestë por janë të gjithë pacientë e njerëz që kanë nevojë për shërbime që kanë ardhur në Prishtinë.

Ai thotë se nga bisedat që ka pasur me personat që kanë qenë duke pritur, ka mësuar se disa prej tyre janë duke pritur me javë të tëra për një kontrolle të specializuar.

“Nuk është proteste, janë nevojtare, paciente nga e gjithë Kosova te ardhur ketu ne Prishtine! Me te vërtetë keq, bëni diçka ju lutem!

Rrefime pacientesh, thone se me jave te tera jane duke pritur per nje kontrolle specialistike!

Imagjinoni, nese ndonjeri prej tyre po te kishte virusin Lia e Majmuneve, ndoshta te gjithe keta paciente do te infektoheshin!”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në “facebook”.

Të ngjashme