Komisioni për Buxhet nuk e ka miratuar propozimin që t’i rekomandohet Kuvendit shqyrtimi i ligjit që mundëson tërheqjen e re nga Fondi i Kursimeve Pensionale.
Pesë deputetët e VV-së kanë votuar kundër, pesë deputetë e opozitës për.
Nga minoritetet, Verica Ceraniq e Listës Serbe ishte pro, ndërsa Duda Balje nga Grpi Multietnik ka abstenuar.
Në Kuvend, projektligji do të shqyrtohet pa aprovim të Komisionit apo Qeverisë.
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së ka propozuar Projektligjin për Trustin në Komisionin për Buxhet dhe Transfere.
“Në emër të GP të PDK-së në cilësinë e propozuesit të Projketligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, ne kemi propozuar Projektligjin për Trustin. Ky projektligj është dërguar për mendim në qeveri dhe u është shpërndarë deputetëve. Të nderuar anëtarë qytetarët e Kosovës janë duke u përballur me krizë ekonomike andaj kemi iniciuar ndryshimin e Ligjit për Trustin që qytetarëve t’u mundësohet tërheqja nga 10 deri në 30 përqind”, ka thënë Haxhiu. /Demokracia.com/