Premierliga ka lëshuar një deklaratë këtë të martë në të cilën miraton shitjen e Chelsea te konsorciumi i drejtuar nga Todd Boehly.
Biznesmeni amerikan mori miratimin nga organi që rregullon kampionatin anglez pasi kaloi testin e përshtatshmërisë.
Ajo që mbetet është marrëveshja me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për të përfunduar blerjen prej 4.6 miliardë eurosh.
Klubi londinez është nën sanksione pasi është në pronësi të Roman Abramovich dhe ekzekutivi i drejtuar nga Boris Johnson kërkon garanci që paratë nuk do të përfundojnë tek oligarku rus (ai tashmë është zotuar të dhurojë për një institucion solidariteti)./Demokracia.com/