ShowBiz
Aurela Gaçe tregon momentin më të vështirë në karrierë; çfarë ndodhi 16 vite më parë me zërin e saj
Demokracia
20:04 | 24 Maj 2022

Share:

Zëri i Aurela Gaçes pëlqehet nga publiku shqiptar, i cili ndër vite e ka mbështetur karrierën e këngëtares duke mirëpritur dhe kthyer në hit këngët e saj. Por ditën e sotme Aurela ka treguar për herë të parë momentin e saj më të vështirë në karrierë, për shkak se ishte duke humbur zërin e saj. “Kuptova se diçka sot e ke nesër mund të mos e kesh”, ka thënë Aurela.

Prej 16 vitesh Aurela ka qenë nën ndihmën e doktoreshës së huaj Gwen Korovin në New York. Artistja e falënderon dhe tregon mirënjohjen ndaj doktoreshës që arriti t’i shpëtonte zërin e saj. Gaçe postoi një foto në rrjetet sociale duke pozuar krahë Gwen dhe mbi të shkroi:

“Pacientja e saj prej 16 vitesh.

Gjatë një periudhe të vështirë timen me kordat vokale #vocalcords , ishte takimi me të që më bëri të kuptoj shumë mbi diçka që e ke edhe nesër mund të mos e kesh.

Sa herë jam në New York, patjetër të jem nën kontrrollin e saj.

Faleminderit doktoresha që më shpëtove zërin tim. Nuk mund të jetoj pa muzikën time dhe faleminderit që u kujdese kaq mirë për mua. Të kam takuar në përiudhën më të vështirë dhe ja ku jam duke performuar akoma më fortë.

Kur hyn në zyrën e saj, muret janë plot falënderime,nga artistët më të mëdhenj të muzikes pop, rock, jazz, opera, artistë të brodëay prezantuesë etj. Nuk arrita ti xhiroj gjithë muret e historisë së saj, por ndihem me fat që e kam mundesine të jem nën kujdesin e saj!”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aurela Gace (@aurelagaceofficial)

Të ngjashme