Sport
Real Madridi e harron Mbappen, arrin marrëveshje 80 milionë euro me talentin francez
Demokracia
17:29 | 24 Maj 2022

Share:

Pas arritjes së marrëveshjes kohë më parë me mbrojtësin, Rudiger, Real Madridi ka siguruar shërbimet edhe të talentit francez, Aurelien Tchouameni.

Sipas raportimeve të “RMCSport”, lojtari 22-vjeçar ka zgjedhur Real Madridin për ta vazhduar karrierën, transmeton Demokracia.com.

Mediumi francez raporton se Tchouameni do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me “mbretërit”.


Shuma që do paguajë Real Madridi për futbollistin e Monacos raportohet të jetë rreth 80 milionë euro plus bonuset.

Tchouameni luan si mesfushor defanziv, ndërsa është te Monaco që nga viti 2020.

Në 35 paraqitje të tij me Monacon këtë edicion ai ka regjistruar tre gola dhe dy asistime./Demokracia.com/

Të ngjashme