Sport
Prishtina në procedurë disiplinore, shkak hedhjet e mjeteve piroteknike nga tifozët e saj në Podujevë
Demokracia
16:56 | 24 Maj 2022

Share:

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka inicuar procedurë disiplinore ndaj FC Prishtinës.

Sipas njoftimit, tifozët e Prishtinës “Plisat” kishin hudhur mjete piroteknike, shpërthyese si dhe bombola tymuese në fushën e stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë në ndeshjen e xhiros së fundit kundër Llapit, shkruan Demokracia.com.

“Inicim disiplinor ndaj: FC ”Prishtina”. MOTIVI: Në min e 22-të gjyqtari kryesor ndërpreu ndeshjen për 1 min për shkak se tifozët e FC ”Prishtina” Plisat kishin hudhur mjete piroteknike – shpërthyese si dhe bombola tymuese. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Llapi-Prishtina  dhe xhirimit televiziv”, thuhet në raportin e publikuar në uebfaqen e FFK-së.

Prishtina në fund triumfoi 1:2 ndaj Llapit dhe kësisoj siguroi qëndrimin në Superligën e Kosovës në futboll./Demokracia.com/

Të ngjashme