Prishtina si skuadra më e madhe në vend po kalon momentet më të vështira që nga paslufta e këndej, shkruan Demokracia.com
Skuadra bardhekaltër ka telashe të mëdha finnaciare të cilat reflektuan edhe në fushën e lojës ku mbijetesa u sigurua tek në ndeshjen e fundit të kampionatit. Me të përfunduar gara shumë lojtarë pritet të largohën nga “Fadil Vokrri”, derisa tashmë zyrtare largimin e ka bërë njëri nga yjet e skuadrës Leonit Abazi.
Abazi në një bisedë më Demokracia.com ka zyrtarizuar largimin nga Prishtina derisa ka thënë se shumë shopejt do të vendos për të ardhmen.
“Është e vërtetë që më nuk do të jem pjesë e Prishtinës”, ka thënë fillimisht Abazi derisa nuk ka pranuar të jap emra se pjesë e cilës skuadër do të jetë në verë. Interesimi për të duket të jetë i madh derisa vetë anësori ka thënë se do të vendos shumë shpejt.
“Për momentin nuk mund të përgjigjem se për cilën skuadër do të vendosi. Në ditët në vijim do të lajmëroj për klubin e ri”, ka thënë Abazi për Demokracia.com.
Të kujtojmë që Leoniti, Prishtinës iu bashkua edicionin e kaluar nga Skënderbeu, ku edhe e fitoi titullin e kampionit, ndërsa këtë vit klubi nga kryeqyteti zhgënjeu me paraqitje dhe atë jo për shkak të lojtarëve por për shkak të problemeve organizative që kishte skuadra ku lojtarët kanë disa muaj pa paguar. /Demokracia.com/