Mosftesa për sulmuesin e Ballkanit, Mirlind Daku në ekipin kombëtar të Kosovës nga ana e përzgjedhësit Bernard Challandes, ka zgjuar pakënaqësi shumë të mëdha të njohësit e futbollit, shkruan Demokracia.com
Trajnerët e njohu si Ismet Munishi e Afrim Tovërlani kanë thënë se është gabim mosftesa për një sulmuesi si Mirlind Daku që po kalon formë të jashtëzakonshme, derisa së fundmi ka ardhur një reagim edhe i ish-futbollisti të njohur pejan, Fetim kasapi.
Ai ka shkruar se ky është një nënçmim dhe nëse vazhdohet kështu më mirë me ndal ligën krejt.
“Po e ndalim krejt ligën e nuk po luajmë hiç. Kjo Ligë është e mirë e keqe, një futbollist që i shënon 25 gola në 25 ndeshje, unë si ish-futbollist nuk e di çka duhet aj më shumë me bë për me marr ftesën”, ka shkruar Kasapi.
Të Kujtojmë se Kosova me 24 mars do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Lituaninë, ndërsa me 28 mars dhe 31 mars ndeshet me Suedinë përkatësisht Spanjën.
Challandes në fazën e sulmit ka vendosur ta ftoi, Vedat Muriqin, Atdhe Nuhiun e Benjamin Kolollin. /Demokracia.com