Lajme
12 raste pozitive me COVID-19
Demokracia
15:05 | 24 Maj 2022

Share:

12 raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë njofton se nuk viktima, dhe 148 raste janë aktive.

Janë kryer 477 testime dhe 21 qytetarë u shëruan.

Postimi i plotë:

24 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 128 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.610 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.891 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.604 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 477 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.034.

Në total numri i rasteve aktive është 148. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme