Mund të duket e pabesueshme por ish-kampioni i njohur i boksit, Mike Tyson dhe Evender Holyfield do të rikthehen edhe njëherë në ring, transmeton Demokracia.com.
Ka qenë vetëm Tayson që ka konfirmuar se do të kthehet në ring sërish dhe këtë herë për kundërshtar do ta ketë rivalin e madh Holyfieldin.
Të kujtojmë se ka qenë Holyfield mundi për herë të parë Tyson në 1996 në boksin profesionist, meç ai që mbahet mend edhe për kafshimin në vesh që Tyson i bëri Holyfieldit.
Meçi është paraparë të mbahet më 29 maj në Miami.
“29 maj, 31 maj, diçka e tillë, aty do të zhvillojë meçin”, ka deklaruar Mike Tyson, shkruan “The Sun”. /Demokracia.com