Sport
Ekspedita e karatesë niset për Turqi, atje ku zhvillohet Kampionati Evropian për senior
Demokracia
13:35 | 23 Maj 2022

Share:

Federata e Karatesë së Kosovës ka njoftuar se ekspedita ka marrë rrugën për në Turqi, saktësisht qytetin e Gaziantep.

Ekipi i karatesë atje do të jetë pjesë e Kampionatit Evropian për senior.

Ky kampionat do të zhvillohet nga data 25 maj deri më 29 maj, dhe pritjet janë të mëdha se mund të ketë medalje.

Njoftimi i plotë:

Ekipi kombëtar i Kosovës në karate niset për Gaziantep të Turqisë ku do mbahet “Kampionati Europian në karate për senior 25-29.05.2022.

Forca kampiona.

Krenar me ju.

Suksese të gjithëve./Demokracia.com/

Të ngjashme