Ballkani e ka festuar të dielën pasdite titullin e parë në histori të klubit.
Klubi suharekas javë më parë siguroi matematikisht suksesin historik, ndërsa tek dje në xhiron e fundit kundër Gjilanit e ngrit në “qiell” trofeun përmes një ceremonie në stadiumin e qytetit në Suharekë, shkruan Demokracia.com.
Kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuc duket të jetë i “dashuruar” me trofeun e fituar këtë edicion.
Ai ka ndarë një fotografi me ndjekësit në rrjetet sociale për të treguar se ai kishte fjetur me trofeun.
“Mirmengjesi njerez! Kam pasur ëndrra të bukura”, shkoi Kuc në Facebook.
Ballkani e mbylli edicioni 2021/22 në pozitën e parë me 76 pikë, tetë më shumë se Drita që zuri vendin e dytë./Demokracia.com/