Sport
Leonit Abazi konfirmon largimin nga FC Prishtina?
Demokracia
11:15 | 23 Maj 2022

Share:

Leonit Abazi ka zhvilluar ndeshjen e tij të fundit me Prishtinën.

Mbrojtësi gjilanas si gjithmonë ishte titullar për bardhekaltërtit në sfidën ndaj Llapit që kryeqytetasit e fituan 1-2.

E ndeshja në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë ishte e fundit për të me fanellën bardhekaltër.

Abazi ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram duke falënderuar Prishtinën.

“Faleminderit FC Prishtina”, ka shkruar Abazi.

Ai tani mbetet futbollist i lirë dhe e ardhmja e tij duket se është në Suharekë ku është raportuar se ka marrëveshje me kampionin e ri të Kosovës, FC Ballkanin./Demokracia.com/

Të ngjashme