Shumë shpejt pritet të merret vendimi për rastin e parë gjyqësor për krimet që janë duke u bërë në Ukrainë, pas shpërthimit të luftës më 24 shkurt.
Ushtari rus Vadim Shishimarin, 21 vjeç, është deklaruar fajtor për vrasjen e një civili të paarmatosur disa ditë pas fillimit të pushtimit, shkruan BBC, transmeton Demokracia.com.
Prokurorët thanë se Shishimarin komandonte një njësi në një divizion tankesh kur kolona e tij u sulmua.
Ai dhe katër ushtarë të tjerë vodhën një makinë derisa udhëtonin pranë Chupakhivkas, ata takuan një burrë 62-vjeçar në një biçikletë.
Sipas prokurorëve, Shishimarin u urdhërua të vriste civilin dhe përdori një pushkë kallashnikov për ta bërë këtë.
Ushtari përballet me burgim të përjetshëm. Ukraina deri më tani i ka identifikuar më shumë se 10,000 krime të mundshme lufte të kryera nga Rusia.
Ukraina deri më tani ka identifikuar më shumë se 10,000 krime të mundshme lufte të kryera nga Rusia.
Moska ka mohuar që trupat e saj të kenë vënë në shënjestër civilët, por hetuesit kanë mbledhur prova të krimeve të mundshme të luftës për t’i sjellë përpara Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) në Hagë./Demokracia.com/