Policia e Kosovës ka njoftuar rreth orës 01:00 pas mesnate, është raportuar për një grabitje e cila ka ndodhur në rrugën “Isa Kastrati”, në Prishtinë, ku një taksistit nga persona të dyshuar i janë grabitë një shumë parash dhe dy telefona.
Në njoftimi thuhet se policia ka identifikuar dhe arrestuar tre personave të dyshuar, si dhe ka sekuestruar e një arme, përcjell Demokracia.com.
“Personat e dyshuar: B.K, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, F.A, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe F.A, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë edhe në së paku 6 raste të tjera të natyrës së njëjtë, pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar më mbajtje”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Arrestohen tre persona të dyshuar për disa grabitje
Prishtinë, 23 maj 2022-Sot, rreth orës 01:00, është raportuar për një grabitje e cila ka ndodhur në rrugën “Isa Kastrati”, në Prishtinë, ku një taksistit nga persona të dyshuar i janë grabitë një shumë parash dhe dy telefona.
Ka qenë reagimi i shpejtë, i zyrtarëve policor, të stacionit Veriu në Prishtinë, ai që ka mundësuar, identifiikimin dhe arrestimin e tre personave të dyshuar, si dhe sekuestrimin e një arme.
Personat e dyshuar :
-B.K, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
F.A, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
-F.A, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
të cilët dyshohet të jenë të përfshirë edhe në së paku 6 raste të tjera të natyrës së njëjtë, pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar më mbajtje./Demokracia.com/