Sport
Mbyllen pjesët e para në pesë takimet e fundit të edicionit, këto janë rezultatet
Demokracia
15:53 | 22 Maj 2022

Share:

Janë mbyllur pjesët e para në pesë takimet përmbyllëse të edicionit 2021/22 në Superligën e Kosovës në futboll.

Malisheva dhe Dukagjini kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë 0:0, në duelin që përcakton ekipin që shkon në barazh, shkruan Demokracia.com.

Ballkani në takimin tjetër kundër Gjilanit ka avancuar 2:0 në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Me rezultat identik është mbyllur fraksioni i parë në mes Dritës dhe Ulpianës në Gjilan.

Ndërkaq, në takimet Llapi – Prishtina dhe Feronikeli – Drenica rezultati është 0:1./Demokracia.com/

Të ngjashme