Sport
Mbyllen pjesët e para në dy ndeshjet e sotme të Ligës së Kampionëve, këto janë rezultatet
Demokracia
21:49 | 17 Mars 2021

Share:

Janë mbyllur pjesët e para në dy ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve.

Në “Allianz Arena”, Bayern Munichu është në epërsi 1:0 përballë Lazios, shkruan Demokracia.com.

Penalltinë e shkaktuar nga Vedat Muriqi e shndërroi në gol Robert Lewandowski në minutën e 33-të.

Nga ana tjetër, në epërsi minimale 1:0 është edhe Chelsea ndaj Atletico Madridit.

Në minutën e 34-t, “Të Kaltërit” shënuan përmes Hakim Ziyechit. /Demokracia.com

Të ngjashme