Një person dyshohet se ka rënë në lumin e fshatit Deiq të Klinë.
Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 08:15 nga disa peshkatarë që kanë qenë duke peshkuar në fshatin Deiq komuna e Klinës, kanë vërejtur një person në ujë. Kanë tentu me nxjerrë trupin por pa sukses, në vendin e ngjarjes ka dalë policia, zjarrfikësit dhe pjesëtarët e FSk-së dhe janë në kërkim të trupit ose personit që është vërejtë në ujë”, tha Gashi.
Aktualisht këto ekipe janë në kërkim të personit./Demokracia.com/