Lajme
Mediat serbe: Shqipëria po armatoset, këto janë armët që i kanë blerë
Demokracia
17:51 | 21 Maj 2022

Share:

Shqipëria bleu raketa antitank Javelin për të forcuar mbrojtjen e saj, bëri të ditur sot ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Ky lajm është publikuar nga mediat serbe, ndërkaq thuhet se Shqipëria ka nënshkruar një kontratë me kompaninë amerikane Lockheed Martin, por nuk specifikohet numri i predhave, çmimi dhe kur do të dorëzohen, transmeton Demokracia.com.

Peleshi tha se qëllimi i blerjes së predhës ishte modernizimi i ushtrisë.

“Mos të krijoj panik, nuk ka asnjë kërcënim konkret. Ne jemi një vend anëtar i NATO-s dhe çështja e sigurisë kombëtare është zgjidhur. Jemi të mbrojtur”, tha ministri.

Peleshi tha gjithashtu se NATO nuk përbën kërcënim për asnjë vend, përfshirë Rusinë.

Tirana mbështet politikën e “dyerve të hapura” të aleancës, duke qenë pro anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme