Rihanna ka një vend të ri për ta thirrur shtëpi.
Këngëtarja ka blerë një rezidencë prej 13.8 milionë dollarësh në malet mbi Beverly Hills.
Shtëpia prej 7 mijë e 600 metrash katrorë përmban pesë dhoma gjumi dhe 7 banjo, pishinë, spa, terasë dhe një bar koktejesh.
Fillimisht e ndërtuar në vitet 1930, prona dikur ishte në pronësi të Mary Sheldon, vajza e krijuesit të “I Dream of Jeanie” Sidney Sheldon. Në vitin 2016, shtëpia u shit për 4.3 milion dollarë sipërmarrësit dhe investitorit Daniel Starr, i cili shpenzoi miliona për ta rindërtuar atë nga e para.
Fqinjët e rinj të Rihanna përfshijnë bashkëpunëtorin e saj në “FourFiveSeconds”, Paul McCartney, dhe disa dyer poshtë është një shtëpi, qiramarrëset e famshëm të së cilës kanë përfshirë Mariah Careyn dhe Madonnan./Demokracia.com/