Sport
Kombëtarja e Kosovës në futboll aranzhon dy miqësore me Shqipërinë
Demokracia
13:08 | 21 Maj 2022

Share:

Muaji qershor pritet të jetë totalisht muaji i Kombëtares kosovare.


Përveç ekipeve Kombëtare A, U-21 dhe U-19, që tashmë i kanë të konfirmuara ndeshjet e tyre, edhe Kombëtarja U-17 ka konfirmuar dy miqësore ndaj bashkëmoshatarëve të Shqipwrisw.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se dy federatat kanë rënë dakord për zhvillimin e këtyre dy ndeshjeve në datat 21 dhe 23 qershor. Të dyja këto miqësore do të zhvillohen në stadiumin “Kukës Arena” në Kukës, me takimet që kanë orë të njëjtë nisje, 17:30. /Demokracia.com

Të ngjashme