Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë se është “i bindur” se Suedia dhe Finlanda do t’i bashkohen NATO-s.
Duke folur në një konferencë shtypi me kryeministrin holandez Mark Rutte, Scholz tha se Gjermania mirëpret ofertat e vendeve nordike në NATO dhe shprehu besimin se ato do të miratohen pavarësisht kundërshtimit turk, shkruan Sky News, transmeton Demokracia.com.
“Nëse identifikoni një vullnet të përgjithshëm, atëherë është që Suedia dhe Finlanda duhet të bëhen shpejt anëtarë, kështu që unë jam i bindur se përpjekjet e shumta që janë duke u zhvilluar për të mundësuar një vendim të përbashkët do të jenë të suksesshme,” tha Scholz./Demokracia.com.