Sport
Llapi rinovon kontratën me njërin nga futbollistët kryesor të skuadrës
Demokracia
21:22 | 19 Maj 2022

Share:

Skuadra e Llapit që tashmë ka siguruar pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare për vitin  2022, ka vendosur të mendojë për të ardhmen, shkruan Demokracia.com.

Ekipi i Tahir Batatinës e ka blinduar mbrojtësin brazilian Bianor Neto me të cilin ka rinovuar kontratën.

Lajmi është dhënë nga vet skuadra llapjane.

Postimi i plotë pa ndërhyrje i KF Llapit:

Bianor Neto rinovon kontratën me Llapin ?

Sot kemi gjetur akordin për të rinovuar kontratën edhe për sezonin e ardhshëm me njërin nga qendërmbrojtësit më të mirë në Superligë, Bianor Neto.

Braziliani 27 vjeçar që erdhi verën e vitit të shkuar nga skuadra e Shkupit është përshtatur jashtëzakonisht mirë me ambientin bardhekaltër dhe ka treguar paraqitje tejet të mira duke gjetur 6 herë golin në 30 paraqitje deri më tani.

Neto është një emër i përfolur kohëve të fundit por që i mbyll të gjitha zërat e largimit të mundshëm duke rinovuar kontratën edhe për një vit me ekipin tonë dhe duke vazhduar t’i jep stabilitet të madh fazës defanzive të ekipit!

Suksese Super NETO ??. /Demokracia.com

Të ngjashme