Lajme
Serwer kërkon që SHBA ta bindë Rusinë për anëtarësimin e Kosovës në OKB
Demokracia
17:23 | 17 Mars 2021

Share:

Profesori amerikan Daniel Serwer, ka thënë se Administrata amerikane e Joe Biden, duhet të ndihmojë Kosovën që ta sigurojë ulësen e saj në Kombet e Bashkuara. Sipas tij, që të ndodhë kjo, duhet që SHBA ta bindë Rusinë.

Serwer, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) duhet ta bindin Rusinë për anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Ai, përmes një interviste për Klan Kosova, ka thënë se për t’u arritur ky qëllim dhe për të hartuar një strategji ndaj Kosovës, SHBA dhe BE duhet të kenë një bashkëpunim të mirëfilltë.

Profesori i universitetit “John Hopkins” ka thënë se është i mendimit që edhe Bashkimi Evropian duhet të luajë rol konkret ndaj Kosovës.

“Bashkimi Europian ka tri role: Të jetë thirrës i dialogut, të jetë siguruesi i karotave dhe shkopinjve dhe të jetë destinacioni përfundimtar për Serbinë dhe Kosovën. BE gjithashtu duhet të bashkëpunojë me SHBA-në që të sigurojë zbatimin e marrëveshjeve që dalin nga dialogu”, ka thënë Serwer.

Tutje, ka thënë se që është kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, pas sipas tij, ajo cenon shtetësinë e Kosovës.

Megjithatë, për të dalë nga kjo situatë, ai pati tri propozime:

“Edhe në këtë çështje Kosova duhet ta përdorë reciprocitetin, duke kërkuar krijimin e një mekanizmi të tillë edhe në Serbi.”, ka thënë Serwer. /Demokracia.com/

Të ngjashme