Pas përfundimit të seancës së thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, për të debatuar lidhur me situatën e sigurisë në vend, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka paraqitur rezolutën me rekomandime me përfundimin e debatit për çështjen e ngritur.
“Pas përfundimit të debatit, shefi i grupit parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, në cilësinë e propozuesit të debatit paraqiti një rezolutë për votim me disa rekomandime. Në mungesë kuorumi, u vendos që rezoluta të hidhet për votim në ndonjë seancë të ardhshme”, thuhet në njoftim.
Pikat e rezolutës së AAK-së janë:
- Qeveria e Republikës së Kosovës duhet ta ketë prioritet mbi prioritetet çështjet që lidhen me siguri;
- Të miratohet dhe procedohet sa më shpejtë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Strategjia e Sigurisë Kombëtare së Kosovës;
- Ruajtja e Partneritetit Strategjik me SHBA në raport me forcimin e FSK-së;
- Njëkohësisht, sigurimi i të gjitha kushteve logjistike dhe armatimi i kësaj ushtrie me mjetet moderne;
Mbështetja e Fondit të Sigurisë;
-Krijimi i tri kushteve minimale për Policinë e Kosovës:
-Pagë të dinjitetshme – miratimi i Ligjit të Pagave;
-Sigurimi Shëndetësor për pjesëtarët e Policisë së Kosovës;
-Procedimi i Ligjit për Pensionim të Parakohshëm;
-Mbështetja e vazhdueshme për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencës.