Lajme
Zemaj – Mehajt: S’është detyrë e jotja me shpërnda mirënjohje për letërsi
Demokracia
16:24 | 19 Maj 2022

Share:

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka kritikuar ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Zemaj i ka thënë Mehajt që të merret me punët për të cilat është i thirrur, e jo të ndajë mirënjohje për letërsi, siç ndodhi së fundmi.

“Nuk është detyrë e jotja me shpërnda mitënjohje për letërsi. Tek e fundit keni një profil ushtarak. Popullizmi, demagogjuia në këta sektorë nuk na çon askund. Është itneres i joni që sektorët, si ai i sigurisë, AKT-së t’i ruajmë nga ndërhyrjet politike.’’, tha ai.

Të ngjashme