Lajme
“Festivali i Pranverës”, Rama njofton se cila rrugë do të shndërrohet në hapësrë argëtimi
Demokracia
16:01 | 19 Maj 2022

Share:

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se këtë fundjavë se pjesa qendrore e qytetit pranë katedrales “Nëna Terezë”, rruga “Xhorxh Bush”, do të ndalohet për vetura për të shënuar “Festivalin e Pranverës”.

Rama këtë e cilësoi si një demonstrim i drejtpërdrejtë se si qyteti mund të bëjë një hap të guximshëm për të krijuar një kulturë transporti urban të menduar përmes ekomobilitetit.

Postimi i plotë:

“Festivali i Pranverës” është një demonstrim i drejtpërdrejtë se si qyteti mund të bëjë një hap të guximshëm për të krijuar një kulturë transporti urban të menduar përmes ekomobilitetit.

Pjesa qendrore e qytetit pranë katedrales “Nëna Terezë” – Rruga “Xhorxh Bush”, do të shndërrohet në një hapësirë të dedikuar për gjithë komunitetin për dy ditë me rradhë këtë fundjavë, më 21 dhe 22 maj ,ku përmes rekreacionit, muzikës e artit ?do të demonstrohet prezenca në pjesën kryesore të qytetit dhe mundësia për shfrytëzim më të madh të hapësirave të përbashkëta. ?

Ju ftoj gjithë qytetarëve të merrni biçikletat?, trotinetët? apo ecni në këmbë??‍♀️dhe bashkojuni iniciativës për transformimin e Kryeqytetit./Demokracia.com/

Të ngjashme