Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Kosovë, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, vizitoi edhe trupat e NATO-s në Kosovë.
Kjo për shkak se në kuadër të KFOR-it, edhe Mali i Zi, si shtet anëtar i Aleancës Veriatantike, kontribuon për paqen e sigurinë me një nënkolonel.
Gjatë vizitës, presidenti Gjukanoviq deklaroi se KFOR-i ka një vend të veçantë në ruajtjen e paqes në Ballkanin Perëndimor.
“Ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor është thelbësore për stabilitetin e përgjithshëm të Evropës”, deklaroi kreu i shtetit malazez.
“Misioni i KFOR-it, në këtë ka vend dhe rol të veçantë”, tha ai.
Gjukanoviq u takua me komandantin e misionit, Ferenc Kajari në selinë e KFOR-it në Prishtinë.
“Në kohën e sfidave më të mëdha për sigurinë evropiane dhe euroatlantike, Mali i Zi mbetet një aleat dhe kontribuues i besueshëm dhe i përgjegjshëm për sigurinë rajonale,” tha presidenti i shtetit fqinj.
Ai tha se ishte veçanërisht i kënaqur që u takua me nënkolonelin Emil Halimoviq, një pjesëtar malazez i forcës së KFOR-it.
Aktualisht në kuadër të KFOR-it, janë rreth 3.600 pjesëtarë nga 28 vende anëtare dhe jo-anëtare të NATO-s, por që shërbejnë në kuadër të Partneritetit për Paqe.
Gjukanoviq u prit dje nga presidentja Vjosa Osmani, me nderime të larta shtetërore dhe më pas nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e zyrtarë të tjerë, raporton RTKlive.
Në takime u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira fqinjësore.
Važna posjeta sjedištu @NATO_KFOR u Prištini i razmjena mišljenja s komandantom Misije Ferencom Kajarijem. Posebno zadovoljstvo susretom s potpukovnikom Emilom Halimovićem, crnogorskim pripadnikom u snagama #KFOR. pic.twitter.com/lNvUpnTHoL
— Milo Đukanović (@predsjednik_cg) May 19, 2022