Sport
Futbollisti kosovar ironizon me Challandesin pasi nuk e ftoi Dakun: Ky djali luan tenis pasi nuk e ka ftuar
Demokracia
16:13 | 17 Mars 2021

Share:

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka publikuar gjatë ditës së sotme listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e muajit mars.

“Dardanët” do të përballen me Lituaninë në një miqësore, e më pas me Suedinë dhe Spanjën në eliminatoret e Kupës së Botës, shkruan Demokracia.com.

Në këtë listv, Challandes ka ftuar vetëm tre sulmues.

Atdhe Nuhiu, Vedat Muriqi dhe Benjamin Kololli janë futbollistët e ftuar për fazën e sulmit.

Por, ajo që bie në sy është mungesa e “bomberit” të Ballkanit, Mirlind Daku.

Sulmuesi gjilanas ka shënuar 25 gola në Superligën e Kosovës këtë ediicon, por prapë se prapë nuk e ka marrë “bekimin” e Challandesit.

Për këtë zgjedhje, futbollisti kosovar, Viktor Kuka ka ironizuar me Challandesin duke shkruar në “Facebook”:

“Mirlind Daku luan tenis ky djali që mos me thirrë në Kombëtare”. /Demokracia.com

Të ngjashme