Sport
Futbollisti dënohet me gjashtë muaj burgim pasi shënoi qëllimisht dy autogola
Demokracia
12:22 | 19 Maj 2022

Share:

Një futbollist është dënuar me një dënim prej gjashtë muajsh pasi shënoi qëllimisht autogol në një ndeshje të Premierligës së Ganës.

Mbrojtësi Hashmin Musah doli nga pankina për të shënuar në mënyrë tronditëse dy autogola kundër skuadrës së tij Inter Allies në një ndeshje me Ashanti Gold vitin e kaluar.

Të dy erdhën në 12 minutat e fundit të ndeshjes teksa Ashanti Gold siguroi një fitore të jashtëzakonshme 7-0, njofton DailyStar, transmeton Demokracia.com.

Autogolat u bënë virale në mediat sociale në atë kohë për natyrën e tyre të çuditshme. Dhe Musah madje pranoi menjëherë pas ndeshjes se ai i kishte shënuar qëllimisht me qëllim që të prishte një skandal të trukimit të ndeshjeve që përfshinte klubin e tij.

Ai tha për Kumasi FM sipas Goal: “Pas ndeshjes, ekipi im teknik më përgëzoi për prishjen e bastit që kishin vënë. I kam premtuar trajnerit tim që nëse më lejon të luaj nga pankina, do ta prish bastin. Dhe pas ndeshjes, ekipi im më përgëzoi.

“Dëgjova në hotelin tonë se ishte vënë bast për një rezultat të saktë 5-1 kundër klubit tim Inter Allies. Vendosa ta prish atë bast sepse nuk i fal bastet”./Demokracia.com/

Të ngjashme