Sport
Futbollisti i Ballkanit drejt rikthimit në Shqipëri, tri ekipe të interesuara për të
Demokracia
10:32 | 19 Maj 2022

Share:

Bajram Jashanica përfundon kontratën aktuale me Ballkanin në fund të muajit të ardhshëm dhe në këto kushte, ish-mbrojtësi i Skënderbeut është në dyshime për të ardhmen e tij.

Ballkani do të provojë rinovimin me 31-vjeçarin, por nuk do të jetë aspak e lehtë, raportojnë mediat shqiptare.

Për mbrojtësin ka interes edhe nga Partizani, që e ka tentuar prej kohësh lojtarin nga Prishtina.

Gjithsesi, edhe Tirana e Kukësi po provojnë firmën me mbrojtësin, i cili edhe pse iu desh të pushonte pas atij pezullimi të famshëm, është kthyer në nivele të larta.

Ai ishte një nga shtyllat e ekipit nga Suhareka në këtë sezon, teksa tashmë mbetet të shihet nëse do të dojë të rikthehet të luajë në Kategorinë Superiore, ku arriti kulmin e karrierës apo oferta e Ballkanit do ta bindë të vazhdojë në Superligën e Kosovës.

Jashanicës i duhet të vendosë shpejt për të ardhmen, pasi tri nga katër klubet e interesuara janë drejt kualifikimit në kompeticionet evropiane.

Të ngjashme