Prishtina është skuadra e radhës që është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës.
Në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, kryeqytetasit ishin nikoqirë të Feronikelit në mesditën e sotme, shkruan Demokracia.com.
Për 90 minuta nuk u shënua asnjë gol në këtë ndeshje, derisa gola nuk pati as në vazhdime.
U deshën penalltitë që ta caktojnë gjysmëfinalistin e dytë të Kupës së Kosovës.
Në fazën e penalltive, Prishtina ishte më e saktë duke fituar me rezultat 2:4.
Në fazën e penalltive, për Prishtinën gaboi vetëm një futbollist, kurse te Feronikeli u shënuan dy penallti dhe dy të tjera u huqën.
Ndryshe, në gjysmëfinale, Prishtina i bashkohet Dukagjinit. /Demokracia.com