Hammarby, klubi ku aktivizohet Astrit Selmani është përfshirë në një krizë me virusin COVID-19, shkruan Demokracia.com.
Gjithsej 16 futbollistë dhe pesë anëtarë të stafit teknik të Hammarbyt janë infektuar me virusin korona, shkruan Demokracia.com.
Në mesin e futbollistëve të infektuar është edhe sulmuesi nga Kosova, Astrit Selmani.
Selmani nuk pritet t’i bashkohet Kosovës për ndeshjet e muajit mars për këtë arsye.
Lajmin e ka konfirmuar Federata e Futbollit të Kosovës në njoftimin për listën e të ftuarve nga Bernard Challandes për ndeshjet e muajit mars.
“I ftuar për këtë grumbullim ka qenë edhe sulmuesi i skuadrës Hammarby IF, Astrit Selmani, por për shkak se ka rezultuar pozitiv në Covid-19 nuk ka mundësi t’i bashkohet skuadrës”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Futbollistët zyrtarisht do të jenë të vetëizoluar për shtatë ditë.
Selmani ishte në planet e përzgjedhësit Bernard Challandes, por kjo situatë do t’ia pamundësojë debutimin këtë muaj. /Demokracia.com