Lajme
Avokati i Thaçit| Ishte nder të takohem me prindërit e tij, njerëz të mirë e të sinqertë
Demokracia
20:59 | 18 Maj 2022

Share:

Avokati amerikan, Pierre Prosper, i cili po e mbron ish-presidentin Hashim Thaçi, i ka vizituar të enjten prindërit e tij në Burojë.

Prosper në emisionin Rubikon ka thënë se ka qenë nder për të që të takohet me prindërit e Thaçit, derisa tha se ata janë njerëz të mirë e të sinqertë, përcjell Demokracia.com.

“Ishte nder për mua që të shkoj atje dhe të takohem me prindërit e presidentit Hashim Thaçi. Ata ishin njerëz të sinqertë dhe të mirë”, ka thënë ai.

Prosper tutje ka shtuar se për ata është e vështirë që ta shohin të birin e tyre në këtë situatë, por theksoi se “e vërteta është në anën e tyre”, përcjell Demokracia.com.

“Ishte e vështirë, ashtu siç mund ta imagjinoni, është e vështirë për prindërit e tyre që ta shohin djalin në këtë situatë, por ishte një takim pozitiv, sepse pata mundësinë që t’i ndaj me ata pikëpamjet e mia dhe t’u them që të bëhen të fortë, sepse e vërteta është në anën tonë”, tha ai.

Pierre Prosper, në tri dekadat e fundit si ambasador i SHBA-së për krime lufte, ka marrë pjesë në krijimin e shumë tribunaleve, Gjykatave Hibride në Hagë dhe në botë, duke pasur një bagazh të jashtëzakonshëm në sistemin e drejtësisë ndërkombëtare./Demokracia.com/

Të ngjashme