Trajneri i Dukagjinit të Klinës, Armend Dallku e ka komentuar kualifikimin e skuadrës së tij në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës.
Në kuadër të fazës çerekfinale, Dukagjini eliminoi Drenicën duke mundur skuadrën nga Skënderaj me rezultat minimal, 1:0, shkruan Demokracia.com.
Pas ndeshjes, Dallku ka deklaruar se është i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij.
“Dua t’i uroj pfutbollistët dhe Klinën për fitoren e sotme. Mendoj që kemi treguar shumë nga loja sot”, ka thënë Dallku në “Art Sport”.
“Kualifikimi për ne është shumë i rëndësishëm dhe e kemi merituar. Objektiv e kemi ngritjen në Superligë por edhe ndeshjeve në Kupë do t’ia bëjmë hyzmetin”, tregoi ai. /Demokracia.com