Lajme
Molliqaj pas vendimit të Apelit: Bordi i ZRRE-së të japë dorëheqje të menjëhershme
Demokracia
16:43 | 18 Maj 2022

Share:

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, që ishte i zëshëm kundër vendimit të ZRRE-së për shtrenjtim të rrymës ka thënë se pas vendimit të Apelit pushtetit i kanë humbur edhe argumentet e fundit që kishin.

Molliqaj në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se rikonfirmimi nga Gjykata e Apelit është fitore e qytetarëve ndaj shfrytëzimit si dhe ka kërkuar që bordi i ZRRE-së të japë dorëheqje.

Reagimi i plotë i Molliqajt, pa ndërhyrje:

Gjykata vendos kundër ZRrE-së

Gjykata e Apelit rikonfirmon shkeljen ligjore që ZRrE ka bërë me vendosjen e tarifave më të shtrenjta të energjisë elektrike.

Pushtetit i humbën edhe argumentet e fundit që i kishin. Për faj të tyre qytetarët u shfrytëzuan. Vetëm që të ruhet profiti i një kompanie u shkel edhe ligji. Rikonfirmimi nga Gjykata e Apelit është fitore e qytetarëve dhe e rezistencës ndaj shfrytëzimit. Tash, hapi i i parë tutje është dorëheqja e menjëhershme e bordit të ZRrE-së. /Demokracia.com/

Të ngjashme