Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pas vendimit të gjykatës së apelit për ta hedhur poshtë ankesën e ZRRE-së, për pezullimin e vendimit të shtrenjtimit të rrymës.
Pas këtij vendimi, Bajrami po kërkon kompensimin e konsumatorëve për periudhën që paguan tarifat e shtrenjta si dhe dorëheqje të menjëhershme të bordit të ZRRE-së që nxorën një vendim të tillë.
“Mos të harrojmë qeveria ka dhënë 120 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike dhe prapë ZRRE i rriti tarifat në mënyrë diskriminuese, vendim ky tani i rrëzuar nga dy gjykata”, ka shkruar Bajrami ndër të tjerash.
Reagimi i plotë i Bajramit, pa ndërhyrje:
Gjykata e Apelit paska vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për bllokimin e tarifave të shtrenjta të energjisë elektrike të vendosura nga Zyra e Rregullatorit për Energji
Bordi i ZRRE-së i ka dy detyra:
- Të anuloj vendimin për tarifat me rritje dhe të propozoj kompenzimin e konsumatorëve për dëmin e shkaktuar nga këto tarifa,
- Të japë dorëheqje mënjeherë,
Mos të harrojmë qeveria ka dhënë 120 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike dhe prapë ZRRE i rriti tarifat në mënyrë diskriminuese, vendim ky tani i rrëzuar nga dy gjykata.