Trajneri i njohur kosovar i basketbollit, Pajazit Olluri është ndarë nga jeta.
Olluri i cili ka qenë themelues i klubit basketbollistik Lipjani, e ku punoi me shumë gjenerata, ka vdekur sot, shkraun Demokracia.com.
Pas një beteje me një sëmundje, Olluri vdiq, derisa lajmin e bëri të ditur KB Lipjani.
Ndryshe, trajneri lipjanas kishte arritur ta inkuadrojë KB Lipjanin në Superligën e Kosovës në vitin 2018.
https://www.facebook.com/lipjanikb/posts/3303635919738669?__cft__[0]=AZWnBGru3uQUYOaPE6-0KZfdchotLGx8lej5s0Y0F0Xd5J1DcX_iBF1LJ-EgGsu5sbsbRlNVhyK7ACEOqXLiqqbIGhx_dwQqrJaE484dHuhoimSMqUYChU9I61vdtEhQi0A_c45xfmzZU4DelEM_SwdF&__tn__=%2CO%2CP-R
Njoftimi i plotë i KB Lipjanit:
“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë që sot u nda nga jeta trajneri dhe punëtori i palodhshëm i basketbollit Lipjanas e në veçanti KB Lipjanit, Pajazit Olluri.
Pajaziti ishte themelues i KB Lipjanit, punoj shumë me të gjitha gjeneratat dhe mbajti “gjallë” klubin edhe atëherë kur ishte më së vështiri!
Për më shumë edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore, ndihmoj nga afër edhe në periudhat më të mira klubin, inkuadrimin në Super Ligë në vitin 2018 dhe qëndrimin aty për dy vite rresht.
Do mbetet i respektuar dhe i kujtuar gjithmonë nga gjithë sportistët e në veçanti nga klubi që e themeloj vet, KB Lipjani!
Prehu në paqe Pajo!“. /Demokracia.com