Gjykata Speciale gjatë ditës së sotme i ka shpallur fajtorë Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn, të cilët i ka dënuar me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe nga 100 euro gjobë.
Këtë vendim të Gjykatës Speciale, qytetarët po e vlerësojnë si të padrejtë.
Ata për Demokracia.com thonë se Gucati dhe Haradinaj janë të pafajshëm, por edhe të gjithë të tjerët që po mbahen në paraburgim në Hagë.
Sipas qytetarëve, shqiptarët në Kosovë nuk kanë bërë krime, por vetëm kanë mbrojtur tokën e tyre, pasi që është Serbia ajo që ka kryer krime gjatë luftës në Kosovë. /Demokracia.com/