Sport
Kupa e Kosovës: Feronikeli – Prishtina shkon në vazhdime, eliminohet Drenica feston Dukagjini
Demokracia
14:55 | 17 Mars 2021

Share:

Ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll ashtu siç ishte paralajmëruar kanë sjellë lojë tejet të forta, shkruan Demokracia.com.

Padyshim vëmendja është në Drenas aty ku po ndeshen Feronikeli e Prishtina.

Ndeshja pas 90 minutave lojë nuk ka sjellë fitues (0:0) duke shkuar në vazhdime, kështu që tash duhet të zhvillohen dhe dy hera nga 15 minuta, dhe nëse nuk kemi fitues atëherë do të ekzekutohen penalltitë.

Takimi tjetër i luajtur në Klinë ndërmjet Dukagjinit e Drenicës ka sjellë fitues.

Është Dukagjini që ka triumfuar me rezultat 1:0 me golin e Jeton Dushit, për të ecur tutje, derisa Drenica duket s epo e sheh fundit. Ajo përveçqë nuk po kalon momente aspak të mira në kampionat, tash edhe ky eliminim do ta trazoi edhe më shumë taborin kuqezi. /Demokracia.com

 

 

Të ngjashme