Sport
Panik në futbollin shqiptar: Lojtari i shtrirë në fushë i gjithë stafi vrapon për t’i ndihmuar
Demokracia
14:24 | 17 Mars 2021

Share:

Një moment paniku ka ardhur në ndeshjen mes Laçit dhe Partizanit, që është i vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Në minutën e 12 të takimit, Kyrian Nuabueze është shtrirë në tokë pasi ka patur një marrje mendsh për pak sekonda.

Teksa aksioni ishte në krahun tjetër, në portën e Laçit, të gjithë lojtarët kanë vrapuar për të shkuar te Nuabueze. Gjithashtu edhe stafi mjekësor është futur për të dhënë ndihmën e parë madje edhe ndihma e shpejt, por fatmirësisht sulmuesi i Laçit është ngritur vetë në këmbë dhe ka vazhduar lojën. /Demokracia.com

Të ngjashme