Pak ditë më parë në mediat shqiptare u përhap me shpejtësi lajmi se në fshatin Topojan të Gramshit kishin zbritur UFO-t, madje kishin lënë edhe shenjat dalluese të prezencës së tyre.
“Piranja” Lediona Xheladinaj, e cila është mjaft skeptike nga natyra, udhëtoi drejt fshatit Topjan, për të parë dhe dëgjuar vetë se si ishte e vërteta, duke bërë një hetim të plotë dhe shterues, për të bindur jo vetëm shikuesit e Abc por gjithë shqiptarët madje dhe vetë UFO-t se si qëndron e vërteta.
Pasi takoi banorët e fshatin një nga një dhe nuk dëgjoi asgjë për UFO-t, Lediona shkoi dhe u përball drejtpërdrejtë me pronarin e tokës, aty ku UFO-t kishin lënë dhe shenjat.
Por përgjigja e pronarit kur u pyet për lajmin rreth UFO-ve, e zhgënjeu agjenten tonë speciale 007-n Lediona, pasi shenjat nuk i kishin lënë UFO-t por sprucatori i ujit./abcnews.al