Lajme
Gëzimi për pajisjen më patentë-shofer nuk doli siç mendohej për mërgimtarët në Gjermani
Demokracia
23:10 | 17 Maj 2022

Share:

Pas shumë vjet negociatash, me 12 shkurt të këtij viti Bundestagu gjerman i dha dritën jeshile njohjes se patentë-shoferëve për kosovarët që jetojnë në Gjermani.

Një muaj me vonë me 6 prill 2022, marrëveshja u finalizua me nënshkrimin e  Ministrit të Brendshëm të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla dhe Sekretarit të Shtetit në Ministrinë Federale për Transport dhe Digjitalizim të Gjermanisë, Oliver Luksic.

Menjëherë pas kësaj, kosovarët ashtu siç u udhëzuan filluan aplikimin, dikush në institucionet përkatëse të Gjermanisë (Führerscheinstelle), e të tjerë në  6 konsullatat e Kosovës në Gjermani.

Gëzimi për pajisjen më patentë shoferë, nuk i doli diasporës ashtu siç mendohej.

Bazuar në deklarimin e një kosovari që jeton në Gjermani, institucionet e Kosovës ka javë të tëra që nuk po  përgjigjen në kërkesën e Entit Federal të Transportit Motorik, për rastin e tij.

Ai ka rrëfyer  për Klan Kosova dhe ka ofruar komunikimin elektronik mes tij dhe entit ku i sqarohet se problemi qëndron tek Kosova, e cila ende nuk i ka kthyer përgjigjen për verifikimin e kërkuar.

Kjo do të thotë, se kush ka ardhur pa patentë dhe e ka vendbanimin e rregullt në Gjermani, nuk mund të shkojë për pushime në Kosovë dhe ta marrin patentën këtu.

Ky fenomen, që në Gjermani njihet nën termin “turizëm patentash” është i ndaluar. “Patentat e marra gjatë pushimeve nuk do të njihen në Gjermani”.

Të ngjashme