Sport
Agim Ademi priti në takim kryetarin e Obiliqit, Xhafer Gashi – FFK tregon se cila ishte tema e diskutimit
Demokracia
21:45 | 17 Maj 2022

Share:

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe nënkryetari Agim Dibrani kanë pritur sot kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, i shoqëruar nga anëtarë të KF KEK-u.

I pari i Obiliqit e uroj presidentin Ademi për mandatin e ri në krye të FFK-së, teksa theksoi se nuk dyshon në suksesin dhe zhvillimin e futbollit kosovar nën drejtimin e tij.

Gjatë këtij takimi temë kryesore ishte Kampi i të rinjve, i cili do të ndërtohet në Obiliq, me financim të UEFA-s.

Po ashtu u diskutua edhe për projektet tjera të bashkëpunimit në të mirë të futbollit dhe të rinjve të kësaj komune./Demokracia.com/

Të ngjashme