Ish-kryeministri Sali Berisha tha nga Durrësi se rikthimi i tij në politikë është i ngjashëm me rikthimin e miliarderit Steve Jobs.
Berisha thotë se është i vendosur të ndryshojë Shqipërinë në të njëjtën mënyrë që Jobs ndryshoi botën me iPad.
“Kthimi im është si kthimi i Steve Jobs, i cili pas një seri pabesirash dhe qëndrimesh që e nxorën në rrugë, u kthye dhe me një I Pad-in ndryshoi botën, ndërsa ne së bashku do ndryshojmë Shqipërinë”, tha Berisha nga qyteti Durrësi.
Takimi i Berishës me demokratët e Durrësit është zhvilluar sot në kuadër të turit elektoral të Sali Berishës si kandidat për kryetar të Partisë Demokratike.