Lajme
Avokati amerikan viziton prindërit e Thaçit në Burojë
Demokracia
16:50 | 17 Maj 2022

Share:

Avokati amerikan, Pierre Prosper, i cili po e mbron ish-presidentin Hashim Thaçi, i ka vizituar prindërit e tij në Burojë të Drenicës.

Prosper shihet i ulur bashkë me Haxhi dhe Hyrë Thaçin në oborrin e tyre në Burojë.

Ai kishte theksuar se në Hagë është duke u tentuar të ndryshohet narracioni për luftën dhe historia e Kosovës.

Prosper u kishte bërë thirrje Qeverisë së Kosovës, Bashkimit Evropian, shoqërisë civile dhe qytetarëve të Kosovës, që ta monitorojnë punën e kësaj gjykate.

Ai kishte kërkuar që populli i Kosovës të ketë pronësi në këtë proces, duke u përfshirë direkt, meqë ky proces do të përcaktojë të ardhmen dhe fatin e Kosovës.

Pierre Prosper, në tri dekadat e fundit si ambasador i SHBA-së për krime lufte, ka marrë pjesë në krijimin e shumë tribunaleve, Gjykatave Hibride në Hagë dhe në botë, duke pas një bagazh të jashtëzakonshëm në sistemin e drejtësisë ndërkombëtare.

Të ngjashme