Sport
“Intelektualët” nisin mobilizimin për finalen e Kupës, Drita pritet të ketë mbështetje të madhe
Demokracia
16:38 | 17 Maj 2022

Share:

Tifogrupi i Dritës “Intelektualët” kanë nisur mobilizimin e tyre për sfidën finale të Kupës së Kosovës.

Skaudra e tyre e zemrës, Drita përballet në finale me Llapin në stadiumin “Fadil Vokrri” më 26 maj, shkruan Demokracia.com.

Tifozët “bardhekaltër” të njohur për udhëtime masovike, kanë publikuar një fotografi në faqen e tyre zyrtare për të lënë të kuptohet se ata tashmë kanë nisur të mobilizohen.

“Ta bëjmë përsëri” – kanë shkruar tifozët gjilanas në faqen zyrtare duke e bashkangjitur edhe një fotografi të ekipit dhe trajnerit, Nuhiu.

Demokracia.com mëson se “Intelektualët” do të kenë në dispozicion shumë autubosë në drejtim të Prishtinës të enjten e 26 majit.

Sigurisht se spektakli nuk do të mungojë as në taborin tjetër të llapjanëve me “Legjendat” që gjithashtu kanë paralajmëruar udhëtim./Demokracia.com/

Të ngjashme