Sport
Legjenda e Liverpool kritikon Kloppin: I këshilloj të marrë drejtimin e Southamptonit
Demokracia
16:24 | 17 Maj 2022

Share:

Legjenda e Liverpoolit, Steve Nicol ka kritikuar trajnerin Jurgen Klopp në lidhje me ankesat e shumta të teknikut gjerman për kalendarin.

Të Kuqtë do të luajnë në fushën e Southamptonit të Brojës mbrëmjen e sotme pak ditë pas fitores së Kupës së Anglisë kundër Chelsea-t.

Klopp ka thënë se ndeshja mund të ishte luajtur të enjten në rast se finalja do të shkonte me shtesë siç edhe ndodhi në fund.

Megjithatë, Bicol ka thënë se gjermani “nuk është special” dhe nuk duhet të ankohet për kalendarin. Ish-mbrojtësi i krahut, i cili ka fituar katër kampionate dhe një Kupë të Kampionëve me Liverpool-in në 1980-ën, ka thënë se Klopp duhet të marrë drejtimin e Southampton-it nëse nuk do të ketë ndeshje shtesë.

“Jurgen, merr drejtimin e Southampton-it dhe nuk do të shqetësohesh më për kalendarin”, ka thënë Nicol në një intervistë të dhënë për ESPN FC.

“Nëse ke sukses siç kanë ata, atëherë kalendari do të jetë shumë i ngjeshur. Ai nuk ka thënë asgjë të re që nuk është thënë më parë nga trajnerët e skuadrave të suksesshme qëkur unë luaja në Vitet ’80.

“E njëjta gjë ndodhte edhe në kohën time. Nuk mund të kesh trajtim special sepse je i suksesshëm, nuk e kuptoj pse po ankohet. Mjaft u ankove. Sa tifozë dhe skuadra në Evropë do të donin të kishin problemet që ka ai? Kështu që mos u anko kot”. /Demokracia.com

Të ngjashme