Katër raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.
Raste të vdekjes s’janë regjistruar, derisa është njoftuar për shërimin e 31 pacientëve.
Në 24 orët e fundit janë kryer 523 testime.
Njoftimi i plotë:
17 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 162 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.989 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.641 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.404 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 523 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.824.
Në total numri i rasteve aktive është 282.